Tatimet propozojnë “mbledhje me forcë” të tatimit mbi fitimin për bizneset që nuk parapaguajnë këstet në kohë! Binaj për kontrollet: 200 individë me makina luksi por pa të ardhura

22 Shtator, 17:16 | Përditesimi: 22 Shtator, 17:16

Drejtori i Tatimeve Ilir Binaj tha në Komisionin e Nismave Qytetare se i kanë propozuar Ministrisë së Financave që këstet e parapagimit të tatimit mbi fitimin të mblidhen me forcë, për të mos lejuar krijimin e detyrimeve të reja. Binaj tha se deri në fund të gushtit në kuadër të ‘Paqes Fiskale’ janë falur 450 milionë euro detyrime që kishin tatimpaguesit.

E.H/Shqiptarja.com