Tatimet shkaktojnë 3.1 mln € dëm me largimet nga puna! 198 punonjës fituan gjyqin kundër tatimeve në 2020

7 Janar 2022, 17:44

Tatimet kanë paguar 377 milionë lekë për largimet e padrejta nga puna të punonjësve në vitin 2020. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një auditim të kryer për Drejtorinë e Tatimeve, kërkon të merren masa në mënyrë që të mos dëmtohet më tej buxheti i shtetit nga vendimet gjyqësore për largimet nga puna.