Tatimi i profesioneve të lira nga 2024, eksperti: Pabarazi, po trajtohen si biznesi i madh

25 Shtator 2023, 17:32

Profesionistët e lirë të cilët prej 1 janarit do të tatohen me dy fasha po trajtohen në mënyrë të pabarabartë në krahasim me biznesin e vogël që nuk paguan taksa. Ky është qëndrimi i ekspertit Erald Pashaj i cili për Report Tv tha se kjo skemë do ti kthejë profesionistët e vetëpunësuar në biznese me statusin SHPK, duke iu shmangur kështu detyrimeve.