Tavo krijon ‘Himara Invest’, bashkia dhe opozita përplasen për pasuritë e bregdetit! PD dhe PBDNJ: Zhvillim ekonomik apo skemë klienteliste?

31 Janar, 21:04 | Përditesimi: 31 Janar, 21:04

Bashkia e Himarës pritet të hyjë në një fazë të re të menaxhimit të pasurive të saj përmes krijimit të një shoqërie tregtare me kapital 100% shtetëror. Nisma e propozuar nga kryebashkiaku Vangjel Tavo, e quajtur "HIMARA INVEST" SHPK, synon të marrë nën administrim pikat kyçe të ekonomisë lokale, nga plazhet te parkimet. Mirëpo, ky projekt ka ndezur debate të forta politike, ku opozita e cilëson si një tentativë për "privatizimin" e aseteve publike të qytetit.

E.H/Shqiptarja.com