Të ardhurat kapërcejnë shifrat e parakrizës! Ministria e Financave: Janar-Maj u mblodhën 253 mln € më shumë se në 2020

18 Qershor 2021, 16:38

Në 5 mujorin e parë të këtij viti të ardhurat e mbledhura nga administrata tatimore e doganore janë edhe më të larta se vitet parapandemisë. Ministria e Financave njofton se janë mbledhur mbi 253 milionë euro më shumë se në 2020 dhe ndikimin më të madh në rritjen e të ardhurave ka TVSH-ja.