Të ardhurat në rritje, s'do ketë administrator për bashkitë! Ministria e Financave: Nuk janë në gradë të rëndë financiare

28 Shtator 2022, 16:49

Nuk do të ketë administrator për bashkitë, pavarësisht borxheve që ato kanë. Burime nga Ministria e Financave thotë se përpos konkurrimit që u hap për caktimin e administratorëve që do menaxhojnë financat e bashkive, nga vlerësimet e bëra asnjë njësi vendore nuk konsiderohet me vështirësi të rënda sa ti kalojnë nën administrim shtetit.