Të braktisur nga fëmijët, pensionistët në Tiranë kanë gjetur ‘strehë’ në mensën e ‘dashurisë’! Report Tv sjell tre histori: E vështirë të jetosh vetëm, të paktën këtu ha gjellë

25 Janar 2022, 17:40

Mensa ‘Shërbimi i dashurisë’ është kthyer në një oaz ku gjejnë ngrohtësi dhe sigurojnë ushqimin e ditës qytetarë të ndryshëm të Tiranës. Janë kryesisht persona  të pamundur ekonomiksht, të sëmurë, prindër të braktisur nga fëmijët, apo edhe studentë në pamundësi ekonomike.