‘Të çon avion’, tullumbacja me azot reklamohet në rrjetet sociale! 'Sheiku i Durrësit': Blini bombolën

22 Shtator 2023, 15:21

Tullumbacet me oksid azoti reklamohen lirshëm në rrjetet sociale nga të rinjtë. Një prej tyre, 21 vjeç, ka rënë në pranga pas videos që ka publikuar duke reklamuar bombola me oksid azoti, për të cilat thotë se kushtojnë 90 mijë lekë të vjetra dhe se me to mund të mbushësh rreth 45 tullumbace.