Të dënuar për vrasje, drogë e prostitucion, OFL 'në sitë' pasurinë e 7 'të fortëve', mes tyre dhe Laert Haxhiu, i dyshuari kryesor për masakrën e Lushnjes

4 Gusht 2020, 16:44

Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin 7 personave të akuzuar për vrasje, trafikim droge, prostitucion e pjesëmarrje në grup kriminal. Formulari ka shkuar në Vlorë, Fier e Tiranë dhe në Lushnje, konktretisht tek Laert Haxhiu i kërkuar si autor i masakres në Lushnje në 2017. Në sitën e OFL për ditën e  sotme kanë rënë pasurie e shtetasve:

Laert Haxhiu, me banim në Lushnjë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Laert Haxhiu 28 vjeç i dënuar në mungesë me 18 vite burg për disa vepra penale dhe Anterio Kaloshi 29 vjeç në kërkim i kanë shpëtuar sërish policisë gjatë një operacioni në Lushnje. Në kërkim prej 3 vitesh i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e Marius Xhepexhiu, 28-vjeçari i shumëkërkuar arriti që të arratiset sërish pa lënë gjurmë, bashkë me shokun e tij.