Vrau 2 veta në 2017 në Lushnje, dështon operacioni për të kapur rivalin e Aldo Bares, shpëton sërish Laert Haxhiu

Vrau 2 veta në 2017 në Lushnje, dështon operacioni për të kapur rivalin e Aldo Bares, shpëton sërish Laert Haxhiu

Laert Haxhiu

Laert Haxhiu 28 vjeç i dënuar në mungesë me 18 vite burg për disa vepra penale dhe Anterio Kaloshi 29 vjeç në kërkim i kanë shpëtuar sërish policisë gjatë një operacioni në Lushnje. Në kërkim prej 3 vitesh i akuzuar për vrasjen e dyfishtë të Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës dhe plagosjen e Marius Xhepexhiu, 28-vjeçari i shumëkërkuar arriti që të arratiset sërish pa lënë gjurmë, bashkë me shokun e tij.

Operacioni  koduar nga policia “Sarava” dështoi. RENEA kontrolloi 13 banesa, por nuk arriti që të gjente objektivin. Nga kontrolli i këtyre banesave u sekuestruan një armë gjahu teke, një sasi municioni luftarak, 30000 dollarë amerikan, disa doza kanabis, 4 automjete dhe 16 aparate celularë.

Në lidhje sekuestrimet u proceduan  L. Z. 36 vjeç, R. Z. 23 vjeç dhe H. T. 17 vjeç. Por Laert Haxhiu u zhduk sërish. Laert Haxhiu me Anterio Kaloshin dhe Orgest Bilbili, që u arrestua disa muaj më parë në Tiranë akuzohen për vrasjen e dyfishtë.

Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili janë emra të njohur për drejtëinë, pasi janë të përfshirë në vrasje, plagosje, vjedhje, trafik droge etj. Laert Haxhiu përveç përfshirjes në ekzekutimet e Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës është autor i vrasjes së anëtarit te grupit të Aldo Bares, Gerti Lala (lexo ketu skeden).

Njoftimi i plotë i policisë për operacionin
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në vitin 2017, në Lushnjë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit Z. L. dhe J. H. dhe u plagos shtetasi M. Xh.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, pas një pune të mirëfilltë hetimore nga Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në datën 11.10.2017, në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë.

Sot më datë 28.07.2020 u organizua operacioni policor i koduar "Sarava", për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, e cila, bazuar në provat e siguruara nga hetimi i Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetësisë publike", të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ka caktuar masat e sigurisë "Arrest në burg”, për shtetasit:

Laert Haxhiu, 28 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë, i dënuar më parë me 18 vite burgim, për veprat penale "Vrasja e mbetur në tentativë", "Armëmbajtja pa leje" dhe "Prishja e qetësisë publike", si edhe me 3 muaj burg, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik";

Orgest Bilbili, 30 vjeç, banues në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, i dënuar më parë me 7 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale ''Trafik narkotikësh'';

Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar më parë masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Për shtetasin Orgest Bilibili u bë ekzekutimi i vendimit të datës 25.07.2020 në IEVP Tiranë, ndërsa për shtetasit Laert Haxhiu dhe Anterio Kaloshi janë ushtruar disa kontrolle ambientesh, por nuk është bërë e mundur gjetja dhe kapja e tyre. Këta shtetas janë shpallur në kërkim dhe vijon puna intensive për gjetjen dhe kapjen e tyre.    

Gjithashtu, gjatë operacionit policor “Sarava”, nga ana e Policisë së Lushnjës, DVP Fier, FNSH Fier dhe forcat speciale RENEA janë ushtruar kontrolle në 13 banesa.

Nga kontrolli i këtyre banesave janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu teke, një sasi municioni luftarak, 30000 dollarë amerikan, disa doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, 4 automjete dhe 16 aparate celularë.

Në lidhje me sendet e paligjshme të gjetura dhe të sekuestruara gjatë kontrolleve u proceduan penalisht shtetasit L. Z., 36 vjeç, R. Z., 23 vjeç dhe H. T., 17 vjeç.

Në drejtimin  e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Lajmi në përditësim....

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 28/07/2020 23:33

    Poshtersirat qe ka ber aldo bare me qent e vet si kan ber as ne afrik ... por denimi i Zotit nuk vonon as harron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim