Të dhënat personale, ndryshimet në ligj sanksionojnë të drejtën për 'tu harruar'! Gjobë deri në 2 mld lekë kush s'respekton vendimet e Komisionierit mbi privacinë

12 Korrik 2022, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2022-07-12 14:59:41

Skandalet me daljen e të dhënave personale, pagat, numrat e telefonit, targat etj, ka bërë që Qeveria shqiptare të propozojë disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, për të forcuar më shumë mekanizmat mbrojtjës por edhe për të dënuar shkelësit. Për të diskutuar këto ndryshime në projektligj sot u zhvillua në Tiranë një takim konsultues.