Të dielën balotazhi në Turqi, ‘nxehen’ tonet e fushatës! Erdogan ‘sulm me postera’, rivali me plan kundër emigrantëve

27 Maj 2023, 15:54

Një ditë para balotazhit presidencial në Turqi, tonet e fushatës elektorale janë ndezur mes presidentit në detyrë Ergodan dhe rivalit opozitar Kemal Kilicdaroglu. Ky i fundit ka ashpërsuar tonet kundër emigrantëve ndërkohë që kampi i presidentit në detyrë po e sulmon me postera që janë konsideruar të rremë.