Të droguarit në Berat dhunojnë varret, vjedhin vazot e bronzit! Gjenden shiringat por jo autorët

3 Mars 2025, 16:03 | Përditesimi: 3 Mars 2025, 16:03

Prej disa ditësh, në varrezat e Suelasit në qytetin e Beratit janë dëmtuar, thyer e vjedhur varret. Dhunimi i varreve ka ndodhur gjatë natës, ku disa persona kanë thyer me leva mermeret dhe kanë shqyer e vjedhur vazot e ndriçimit prej bronzi e bakri. Në varret e dhunuara duken qartë shiringat e drogës.

Roja i varrezave, Polizoi Tavanxhiu tregon se, pasi ka konstatuar dëmet ka njoftuar policinë por ende nuk jane arrestuar autoret. Sipas tij dhunuesit dhe hajdutët e varreve janë përdorues droge por edhe persona nga shtresat vulnerabël.

“Kanë thyer 10 varre, kanë shqyer alumin dhe kanë vjedhur gotat e bronzit. Janë beqarë, të droguar. Policia thotë kanë qenë 3-4 vetë por ende s’janë kapur”, tha roja Polizoi Tavanxhiu.

r.k./Shqiptarja.com