Të gjithë kartëmonedhat e reja në treg, nga sot edhe 500 e 2000 lekëshit

17 Janar 2022, 14:20

Që prej shtatorit të vitit 2019 Banka e Shqipërisë ka hedhur në qarkullim kartëmonedha të reja të lekut. Pas katër kartëmonedhave, atë 200, 5000, 1000 dhe 10 000, seria e re e përbërë nga 6 prerje është plotësuar sot me daljen në treg të kartëmonedhave 500 dhe 2000 lekë.