Të gjithë në shesh! Enrique Iglesias pritet të ‘ndezë’ Tiranën me muzikë latine, fansja në Report Tv: Kemi ardhur nga Lushnja për ta dëgjuar, bluzën e kam bërë për të

30 Qershor 2023, 20:13

Të gjithë po presin me padurim koncertin madhështor që pritet të mbahet mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku për herë të parë do të performojë, këngëtari me famë botërore, Enrique Iglesias. Të shumtë ishin fansat që edhe pse disa orë më herët, kishin zënë vendet e para për ta parë nga afër yllin ndërkombëtar të muzikës latine. E pyetur nga gazetarja e Report Tv, Ledina Jakimi ishte një ndër fanset e tij, e cila kishte zgjedhur të vishte një bluzë të stampuar me foton e tij tha se kishte ardhur posaçërist nga Lushnja për ta ndjekur.