Të harruar! Banorët e Shtyllasit në Fier 15 vite pa ujë, e mbushin 45 km larg!

19 Janar, 19:32

Prej 15 vitesh banorët e Shtyllasit në Levan të Fierit nuk kanë rrjet ujësjellës. Ata thonë për REPORT TV se mbushin ujë të pijshëm 45 km larg, ndërsa për konsum kanë hapur puse në oborre. Ata thanë se pushteti lokal i ka diskriminuar pasi është investuar në zona të tjera dhe Shtyllasi është lënë në harresë.