Të hënën nis shkolla, Veliaj apel prindërve: Mos e përdorni makinën për distanca të vogla

7 Shtator, 20:02

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se shkollat e Tiranës janë gati për të pritur nxënësit të hënën, pasi të gjitha godinat janë lyer dhe dezinfektuar. Për të shmangur trafikun sidomos në ditën e parë të shkollës, Veliaj kërkoi që prindërit të lënë makinat e t’i shoqërojnë fëmijët në këmbë.