Të huajt investuan brenda 9 muajve 1 miliardë Euro në Shqipëri! Kryesojnë Holanda, Italia, Turqia dhe Austria

26 Dhjetor 2023, 16:34

Banka e Shqipërisë thotë se biznesmenë dhe individë të huaj kanë investuar në Shqipëri nga janari deri në shtator, më shumë se 1 miliardë euro, dhe afro 55% e totalit u përqendrua në pasuri të paluajtshme, në industrinë nxjerrëse dhe në aktivitetet financiare.