Të jetosh në heshtje! I riu që punon si trajner i gjuhës së shenjave rrëfen sfidat e tij! Në shqipëri, 4 intepretë për 40 mijë persona që nuk dëgjojnë

1 Tetor 2023, 16:01

Në Shqipëri janë rreth 40 mijë persona që kanë probleme me dëgjimin. Një prej tyre është dhe Klisman Ibrahimi, i cili tregon për Report Tv sfidat e përditshmërisë së tij. 33-vjeçari punon si trajner i gjuhës së shenjave dhe ka arritur të krijojë një familje.