Të kujdesesh për bletët, punë e vështirë por e bukur! Bletërritësi Loka: Punën e bëj me pasion, por ka kosto! Mustaf Caka: Këtë vit prodhimi është i pakët

12 Nëntor 2023, 20:11

Urim Loka është një prej bletarëve të zonës së Kukësit që prej 20 vitesh kujdeset për mbi 50 koshere bletë. Ai rrëfen për Report Tv se këtë punë e bën jo vetëm për të ardhura, por për pasion. Ai bashkë me bletarë të tjerë ngrenë shqetësimin se këtë vit, prodhimi është më i ulët.