Të martën në 9 maj vjen sondazhi i gjashtë dhe i fundit i Institutit prestigjioz Piepoli

5 Maj 2023, 17:53

Të martën në 9 maj vjen sondazhi i gjashtë dhe i fundit i Institutit prestigjioz Piepoli në bashkëpunim me Report Tv për zgjedhjet e 14 majit. Instituti italian Piepoli që parashikoi saktë 4 zgjedhjet e fundit në Shqipëri rikthehet pak ditë para zgjedhjeve me 6 bashkitë më të rëndësishme të vendit. Në fokus të sondazhit të fundit bashkia e Tiranës, bashkia e Durrësit , bashkia e Elbasanit, bashkia e Shkodrës, bashkia e Lezhës dhe bashkia e Korçës. Kush është kandidati më i pëlqyer nga qytetarët në 6 bashkitë ku parashikohen sfidat më interesante të këtyre zgjedhjeve? Cila është prirja e votës për këshillat bashkiakë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Korçë? Rezultatet e sondazhit të fundit të institutit Piepoli 5 ditë para zgjedhjeve, të martën ora 21 në emisionin Repolitix.