Të moshuarit mbajnë tregun e punës, 145 mijë të punësuar mbi 64 vjeç: Pensioni s'na del! Shkaqet, emigracioni dhe mungesa e përvojës profesionale

1 Tetor, 20:20 | Përditesimi: 1 Tetor, 20:20

Rritja e pensioneve me 2.7% duket e pamjaftueshme për shumë të moshuar, të cilët thonë se të ardhurat nuk u mjaftojnë për shpenzimet bazë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se rreth 145 mijë persona mbi 64 vjeç vijojnë të punojnë edhe pas daljes në pension. Të moshuarit shprehen se pa ndihmën e fëmijëve do ta kishin të vështirë të përballonin muajin.

E.H/Shqiptarja.com