Të rejat nga laguna e Divjakë Karavastas

24 Shkurt 2021, 09:22

#verijug #reportTV Veri jug ka udhëtuar drejt Parkut Kombëtar të Divjak Karavastas dhe ju sjell të rejat nga bota e shpendëve dhe zogjve që jetojnë në lagunë gjatë stinës së dimrit. Takim me drejtorin e Parkut Ardian Koçi dhe marja e një informacioni mbi censusin e fundit të shpendëve ujorë. Më pas ngjitje në kullën e 360 gradë pranë qendrës së vizitorëve dhe vrojtimi I lagunës nga lart. Magjia e ishujve të zogjve dhe fluturimi I pelikanit Vlash mbi qendrën e vizitorëve, ulja e tij në lagunë pranë pelikanëve të tjerë nw ishullin e zogjve. Në fund, ardhje në një prej ligatinave të lagunës për të vëzhguar koloninë e rosave të egra dhe tre pyetje për qytetarin dhe intelektualin Koçi mbi aktualitetin. Cfarë mendon ai për jetesën në qytezën e Divjakës, cili është mendimi I tij mbi klasën politike shqiptare dhe a do të vaksionohet ai dhe familja Koçi me vaksinën kundër coronavirusit covid 19. Ndiqni reportazhin “Të rejat nga laguna e Divjakë Karavastas” realizuar nga moderator I emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.