Të rinjtë këshilltarë të PS, deklaratë para Institutit ‘Harry Fultz’: Qytetarët e Tiranës duan të dinë, a ka Këlliçi një diplomë gjimnazi apo jo?

25 Prill 2023, 13:58

Në një deklaratë para Institutit “Harry Fultz”, pas akuzave të fundit në media se kandidati i çiftit Berisha-Meta, Belind Këlliçi, nuk ka një diplomë të shkollës së mesme, këshilltarët socialistë deklaruan se Këlliçi iu detyrohet qytetarëve të Tiranës që t’i përgjigjet pyetjes: A ka një diplomë të shkollës së mesme nga “Harry Fultz”?