Të rinjtë me shkollë nuk studiojnë tregun, mbesin pa punë, eksperti: Këshillimi i karrierës duhet që në 9-vjeçare! Pauzë nga gjimnazi në universitet për të punuar

14 Qershor 2021, 21:14

Mungesa e studimit të tregut të punës për profesionet më të kërkuara në vend, por kalimi direkt nga gjimnazi në universitet, është një ndër shkaqet kryesore për papunësinë e lartë tek të rinjtë në vend. Ekspertët thonë se që në 9-vjeçare duhet të nisë këshillimi i karrierës, që orienton nxënësit dhe studentët drejt kërkesave të tregut.