Të rinjtë po braktisin gjimnazin, 7.4% më pak në 2022! Më pak të diplomuar në të gjitha nivelet arsimore, dega më pak e kërkuar ‘bujqësia’, preferohet biznesi

24 Maj 2023, 16:50

Në gjimnaze ka më pak të regjistruar se një vit më parë. Sipas INSTAT 7.4% e nxënësve krahasuar me vitin e kaluar nuk kanë vazhduar arsimin e mesëm. Rënia e numrit të lindjeve dhe emigrimi janë shkaqet kryesore.