Të rinjtë si ambasadorë të klimës, aktivitet ndërgjegjësues në Durrës për impaktin e ndryshimeve klimatike

25 Qershor 2023, 20:38

Ndryshimet klimatike po shqetësojnë gjithnjë e më shumë komunitetet kudo në botë, por edhe në Shqipëri.  Për të rritur informacionin mbi efektet e ndryshimeve klimatike, e në veçanti ndikimin në jetën e grupeve vulnerabël dhe të margjinalizuara, në kuadër të Akademisë së Ambasadorëve të Klimës, një grup të rinjsh italianë dhe shqiptarë u mblodhën në Durrës dhe në Matera të shtetit fqinj.