Të riut shqiptar i heqin zemrën në Spanjë, motra rrëfen në 'Repolitix': Vëllanë ma vranë

4 Shkurt 2021, 07:40

Emisioni Repolitix trajtoi rastin tragjik të shqiptarit Saimir Sula i cili u shtrua në një spital të Barcelonës në maj të 2020 për testin e covid-19 por humbi jetën në rrethana të paqarta ndërsa disa ditë më vonë pas kthimit nga Spanja ekspertiza shqiptare evidentoi se në trupin e të riut mungonte organi i zemrës. Në studion e Repolitix motra e të riut , Majlinda Sula ka rrëfyer me detaje të gjithë historinë dhe motivet se përse dyshon te spitali. Në studio avokatja Enida Bozhegu , ekspertja e Komitetit të Heksinkit Ardita Kolmarku dhe gazetari Arsen Rusta.