Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar deklarata të ashpra ndaj presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, pas operacionit ushtarak të SHBA-së në Venezuelë dhe kapjes së Nicolas Maduro. Në një konferencë për shtyp, Donald Trump deklaroi se Petro, “duhet të ruajë fundshpinën e tij”, duke ripwrswritur akuzat se droga e prodhuar nw Kolumbi dërgohet në Shtetet e Bashkuara.
Petro e ka cilësuar ndërhyrjen e Uashingtonit si një “sulm ndaj sovranitetit” të Amerikës Latine dhe ka paralajmëruar se ajo mund të shkaktojë një krizë humanitare.
Trump u ndal gjithashtu edhe te Kuba, duke lënë të kuptohet se ishulli mund të bëhet pjesë e diskutimeve në kuadër të politikës më të gjerë amerikane në rajon, ndërsa tensionet në Amerikën Latine vijojnë të rriten.



















