‘Të shkruajmë shqip’ faza 2 e konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe! 147 shkolla 9-vjeçare në garë, 9 më të mirat në fazën tjetër

26 Mars, 17:05 | Përditesimi i fundit: 2024-03-26 21:11:35

Në të gjithë vendin vijon konkursi për të zgjedhur më të mirët e Gjuhës Shqipe. nga 147 shkolla, në këtë fazë do të përcaktohen 9 shkolla fituese që do të garojnë më pas me njëra-tjetrën. Nxënësit e klasave të nënta tregojnë se përballja me bashkëmoshatarët i ka ndihmuar që të debatojnë dhe të shprehen më lirshëm