Përmes një videoje në rrjetet sociale Edi Rama ka ndarë një moment nga ngjitja drejt Thethit, i shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci.
Rama u shpreh në videomesazh se tashmë po vijon puna për investimet e reja në male, ku fokusi është tek agro-turizmi dhe i bëri thirrje të gjithtë atyre që jetojnë dhe punojnë jashtë të kthehen në vendlindje dhe të investojnë në këto male.
Nga ana tjetër, Spiropali e ka quajtur Benet Becin, Vrana Kontin që po i shoqëronë në Malësi, etiketim që është aprovuar edhe nga Rama.