Të shtëna drejt Top Channel pranë Big Brother, vritet roja duke u ngrohur në kabinë! Gjendet makina e djegur e autorëve me 2 kallashnikovë

27 Mars 2023, 10:24 | Përditesimi i fundit: 2023-03-27 22:03:23

Breshëri kallashnikovi janë regjistruar në mesnatë drejt godinës së Top Channel, afër studiove të Big Brother. Të shtënat me armë i morën jetën rojës, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës. Një makinë e djegur tip ‘Range Rover’ është gjetur në Golem të Kavajës, e cila dyshohet se u përket autorëve. Brenda saj janë gjetur 2 kallashnikovë.