Të shtëna me armë në Shkodër, shkëmbim zjarri mes 2 personave

8 Korrik 2023, 23:02

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në lagjen Xhabije në Shkodër.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka pasur shkëmbim zjarri mes 2 personave. Mësohet se askush nuk ka mbetur i plagosur.