Ekzekutohet një person në Vlorë, qëllohet mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi

21 Maj 2021, 21:47 | Përditesimi: 21 Maj 2021, 22:09

Një person është ekzekutuar mbëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ndaj të cilit është qëlluar mbi 15 herë me breshëri kallashnikovi. Të shtënat janë dëgjuar nga kalimtarët e rastit dhe më pas është lajmëruar policia. Gjithashtu janë dëgjuar edhe të bërtitura nga personat prezent në vendin e ngjarjes.Ngjarja ka ndodhur para pallatit të Sportit në Vlorë, ndërkohë që ambulanca dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

r.k./Shqiptarja.com