Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e quajtur Bishti i Kalldrëmit në Vlorë. Nga raportimet paraprake mësohet se njw person ka mbetur i vrarë. Policia është nisur për në vendngjarje.
Report Tv ka siguruar pamje nga vendngjarja në Vlorë. Makina në pamje e tipit BMW është automjeti në drejtim të të cilit është qëlluar.

















