Të shtrirë në tokë, momentet e arrestimit të hajdutëve të vilave në Sauk! Sekuestrohen 18 mijë euro

13 Prill 2021, 13:43

Dorjan Lamani (Hektor Qirjazi), Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj dhe Dajvid Dosti janë 5 personat e arrestuar ditën e djeshme pasi ishin kthyer në tmerrin e banorëve të Tiranës për vjedhjet e shumta që kryenin. 5 të arrestuarit kanë qenë të dënuar më parë dhe autorë të disa vjedhjeve të banesave dhe vilave në Tiranë, kryesisht në zonë e Saukut dhe Liqenit të Thatë. Ata fillimisht piketonin  banesa ku kishte shuma parash dhe bizhuteri dhe më pas organizonin vjedhjen e tyre.

Arrestimi i tyre u bë gjatë operacionit të koduar  “START & STOP” ditën e djeshme, ndërsa ky grup kriminal ka kryer aktivitetin kriminal në Greqi dhe vende të tjera të BE-së. Arrestimi i 5 hajdutëve ndodhi menjëherë pas një vjedhje të kryer në shtetases e B. S., te kompleksi i vilave pas qendrës tregtare “TEG”, ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme në euro, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Në pranga ranë: Dorjan Lamani (Hektor Qirjazi), 38 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”; Klodian Çypi, 34 vjeç, banues në Derven, Fushë Krujë, i dënuar më parë për “Kultivim të bimëve narkotike”; Halil Topalli, 29 vjeç, banues në Tapizë, Fushë Krujë, i dënuar më parë për "Kanosja" dhe "Kundërshtimi i punonjësve të Policisë"; Redian Begaj, 32 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar me parë për "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Moskallëzim krimi"; Dajvid Dosti, 21 vjeç, banues në Poliçan, Skrapar.

Këto shtetas janë autor të dyshuar dhe të vjedhjes së banesës së shtetasit A. N., në rrugën ‘Xhanfize Keko”, ngjarje e ndodhur në datën 14.12.2020, ku janë vjedhur 40.000 lekë dhe automjeti i tij. Policia vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, madje edhe të veprimtarive që ata kanë kryer në vendet e BE-së.

Gjatë arrestimit policia ka sekuestruar armë zjarri, vlera monetare, bizhuteri, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë dhe telefona celular