Të veçantat e samitit në Tiranë! Rama në gjunjë Melonit, përqafime Ursulës! Liderët e Europës ‘kthehen’ në fëmijë përmes AI

16 Maj, 22:37 | Përditesimi: 16 Maj, 22:37

Ulja në gjunjë përpara Melonit, përshtypja e Erdogan për atletet e Ramës dhe shakatë e tij me Starmer për motin ishin disa nga momentet më të veçanta të nisjes së Samitit. Kreu i qeverisë Shqiptare I priti udhëheqësit e Evropës gjatë në shi, ndërsa në një video të gjeneruar me inteligjencë artificiale I paraqiti ata para njëri tjetrit si fëmijë. Liderët evropianë firmosën edhe yllin evropian të fushatës zgjedhore të Edi Ramës.

I.M/Shqiptarja.com