Të verbrit protestë në Tiranë: Mbijetojmë në vështirësi, duam të trajtohemi si gjithë të tjerët! Ja kërkesat e tyre

15 Tetor 2022, 12:11

Ashtu sikurse çdo vit, në ditën e ‘Shkopit të Bardhë’ të verbrit kanë marshuar në Tiranë për të kërkuar të drejtat e tyre. Kushtet infrastrukturore, pagesat e ulëta dhe mungesa e sinjalistikave në rrugët e Kryeqytetit kanë bërë që të verbrit të ndihen të diskriminuar.