Teatri i polemikave, flet Hervin Çuli -Pjesa e dytë

1 Gusht, 06:40

TIRANË-Drejtori Hervin Çuli ka deklaruar se ka bërë kallëzim në polici ndaj grupimit që ka zaptuar Teatrin Kombëtar, duke thënë se ky institucion teknikisht nuk është më në dorën e tij apo të Ministrisë së Kulturës. I ftuar në "Repolitix", Çuli ka folur për herë të parë, mbi situatën që po ndodh te Teatri Kombëtar, duke thënë se ky institucion është në "rrezik" pasi materialet e një rëndësie të madhe janë lënë në "qiell të hapur".

Ai ka vënë theksin se është një nevojë urgjente ndërtimi i një godine të re, teksa ka dhënë edhe argumentet e tij si drejtues i këtij institucioni për 5 vite.

Përballë gazetarit Denis Minga, Çuli ka deklaruar se nuk ka një projekt final për godinën e re të Teatrit. Ajo që i është prezantuar publikut dhe po sulmohet nga opozita (projekti i arkitektit danzez Bjarke Ingels) është thjesht një nga firmat që ka marrë pjesë në garë. Afati i fundit për të dorëzuar propozimet është 19 shtatori dhe para vendimit final do të kalohet në disa hapa, nga Komisioni prej 7 anëtarësh, te Parlamenti dhe madje edhe në një përballje qytetare.

Programe të tjera

Shiko të gjitha