Teatri , Mecaj:Çiban për tu prishur, Cipi:E lë Shqipërinë po u prish

15 Maj 2020, 08:41

Emisioni Repolitix trajtoi situatën epidemiologjike në vend , dhe çështjen e Teatrit Kombëtar pas vendimit për kalimin në varësi të Bashkisë së Tiranës dhe vendimit për prishjen e godinës. Në pjesën e parë u fol për rastet e shtuara me covid-19, me epidemiologun Ilir Alimehmeti. Në lidhje skype deputeti Adriatik Alimadhi foli për herë të parë nga shtëpia e tij pas 55 ditësh i shtruar në spitalet covid 1 dhe covid 2, për shkak të prekjes me koronavirus. Në pjesën e dytë u trajtua gjerësisht tema e ndërtesës së teatrit me argumentet pro dhe kundër prishjes së godinës aktuale. Në lidhje skype debate të forta mes inxhinjerit Arben Mecaj dhe regjisorit Kastriot Cipi si dhe lidhje live nga sheshi para teatrit ku protestës iu bashkua dhe lideri i PD Lulëzim Basha. Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv