TEC në Roskovec në shkelje, piketime pa leje ndërtimi! Report Tv në Suk1, banorët: Na shkatërron! Meta kërkoi kryengritje me armë, pse Berisha hesht

19 Qershor, 15:06

Ndërtimi i një TEC vetëm disa qindra metra larg shtëpive të tyre i ka alarmuar prej muajsh banorët e shumë fshatrave në zonën e Roskovecit. Report Tv ishte në Suk 1, fshatin ku do të ndërtohet nga firma Gener 2. Këtu në shkelje të ligjit ka filluar piketimi i kantierit edhe pse ende nuk është firmosur leja e ndërtimit. Ndërkohë opozita shqiptare sillet me dy fytyra në këtë histori, me Ilir Metën që kërkon kryengritje dhe Sali Berishën që s’ka asnjë fjalë.