TEC në tokë bujqësore? Këshilli bashkiak i Roskovecit miraton planin që i hap rrugë ndërtimit, banorët kundërshtojnë

26 Prill, 19:16

Mes kundërshtimeve të opozitës dhe protestës së një grupi banorësh, Këshilli Bashkiak i Roskovecit miratoi ndryshimet në planin vendor që hap rrugë ndërtimit të një TEC-i. Bashkia thotë se sot vetëm është ndryshuar destinacioni i tokës, ndërsa fermerët e fshatrave të Roskovecit e Dimalit kanë protestuar edhe më herët kundër ndërtimit të Termocentralit që thonë se i dëmton rëndë.