TEC-et lundruese nisin prodhimin e energjisë në dhjetor! KESH për Report TV: Kostoja për një megavat deri 170 euro! S’kemi bërë pagesa qiraje

24 Tetor 2023, 17:17

Asnjë kilovat energji nuk është prodhuar në një vit nga termocentralet lundruese të vendosura në portin e Vlorës. KESH thotë në një reagim për Report Tv se prodhimi nis në muajin dhjetor, pasi deri më tani TEC-et lundruese kanë qenë në fazë testimi.