Teknologjia në zgjedhje, anëtarët e KQZ: Në sfidë me kohën! Vota e emigrantëve? Mision i pamundur

14 Tetor 2020, 17:08

Anëtarët e rinj të KQZ  që nisën zyrtarisht punën, sfidën e parë e kanë me implementimi e teknologjisë në zgjedhje për të mundësuar identifikimin biometrik, një prej dakordësive të dala nga marrëveshja e 5 qershorit në Këshillin Politik.

Dy anëtarët e Komisionit të Rregullatorit që do hartojnë gjithë kuadrin ligjor, Dritan Çaka dhe Muharrem Çakaj tregojnë se procesi duhet të përmbyllet brenda 6 muajve dhe se grupi i punës është vendosur tashmë në lëvizje.