Implementimi i teknologjisë në zgjedhje/ Ngrihet grupi i punës, do mbikëqyret nga nënkomisioneri

Implementimi i teknologjisë në zgjedhje/ Ngrihet grupi i punës, do mbikëqyret nga nënkomisioneri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur grupin e punës i cili do të merret me implementimin e  teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Implementimi i teknologjisë është pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit e arritur me dakordësinë e të gjitha palëve politike.

Në grupin e punës përbëhet nga 7 anëtarë , ku janë përcaktuar Ylli Merkaj, Nexhmi Mezani, Ana Tenolli, Mirela Gega, Drejtori juridik i KQZ-së dhe dy ekspertë të jashtëm të IT.

Implementimi i teknologjisë në zgjedhje do të mbikëqyret nga Nënkomisioneri, Lealba Pelinku, që kontrollohet nga PD në mënyrë që të shmanget çdo kontestim i mundshëm nga kjo parti në zgjedhjet parlamentare.

Me implementimin e teknologjisë në zgjedhje përfshihet identifikimi elektronik i votuesve, ndërsa grupi do të vlerësojë mundësinë e përdorimit të këtyre sistemeve dhe të pajisjeve të teknologjisë së informacionit në kushtet që ndodhet vendi ynë.

Gjithashtu ky grup pune do të bëjë dhe një vlerësim të përgjithshëm të kostove financiare të përfshirjes së teknologjisë.

Në fund ky grup pune do të përgatisë një raport që do i dorëzohet Komisionerit Ilirjan Celibashit.

Vendimi për ngritjen e grupit të punës për implementimin e teknologjisë në zgjedhje

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!

Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!