Teknologu i protezave kthen shpresën tek të sëmurët! Juxhin Mitrollari, i riu me profesion të rrallë në Fier

13 Janar, 16:40

Juxhin Mitrollari është ndër të rrallët teknolog- ortoped në vendin tonë. Ai ka ndjekur specializimet në Gjermani dhe është kthyer në Fier, ku prodhon në laborator proteza për qytetarët që kanë dëmtime të rënda të gjymtyrëve