Endri Shabani mbërrin në Kuvend, sot pritet betimi i tij si Avokat Populli

18 Dhjetor, 09:03 | Përditesimi: 18 Dhjetor, 09:03

Teksa na ndajnë edhe një orë nga fillimi i seamcës plenare, Endrit Shabani ka mbërritur në Kuvend. Sot pritet betimi i tij si Avokat Populli.

Shabani do të zëvendësojë Erinda Ballancën, e cila 3 vitet e fundit ishte me mandat të mbaruar. Ai u zgjodh si Avokat Populli pas një seance maratonë (11 dhjetor) me 85 vota pro, të ardhura nga socialistët dhe socialdemokratët.

I.M/Shqiptarja.com