Telegrami ‘strehë’ denigrimi për vajzat, djemtë me adresa fake u publikojnë foto nudo! E reja për Report Tv: S’do ja dalin të më baltosin

14 Mars, 16:08

Grupe publike në Telegram janë kthyer në vatra të rrezikshme të denigrimit të vajzave, duke postuar foto intime të vjedhura nga rrjetet e tyre sociale, për t’i shantazhuar në këmbim të parave. Report Tv kontaktoi me një vajzë të rënë pre e këtij abuzimi, e cila thotë se nuk i frikësohet njerëzve që fshihen pas një telefoni, duke paralajmëruar se do t’i denoncojë në polici.