Televizioni 'mbreti' i informimit në Shqipëri, 80% e shqiptarëve e ndjekin fushatën dhe politikën përmes TV, vetëm 11% në rrjetet sociale

5 Maj 2023, 15:03

Edhe pse politikanët thonë se në kohët e teknologjisë së zhvilluar mënyra e komunikimit me votuesin ka ndryshuar, duhet thënë se shqiptarët vijojnë të jenë tradicionalë në marrjen e mesazhit politik. Ende ka një përqindje dërrmuese të shqiptarëve që informohen përmes televizionit, edhe pse mjetet e informimit publik sot janë të shumta.