Temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme

25 Tetor 2022, 12:09

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta mesatare në zonën veriore dhe verilindore. Temperaturat minimale parashikohen 6-14 gradë , gjatë ditës do të luhaten 21-23°C në veri deri në 25-28°C në zonën e ulët dhe bregdet.